Një video e shpërndarë në rrjetet sociale tregon banorë të Isfahanit që brohorasin nga shtëpitë e tyre “Vdekje diktatorit”, një slogan gjithnjë e më i dëgjuar ndër protestuesit iranianë që kundërshtojnë qeverinë dhe udhëheqjen e vendit. Ajo shprehje është përdorur gjerësisht në protesta në disa qytete të vendit dhe shpreh zemërimin ndaj udhëheqësit suprem dhe sistemit aktual politik në Iran. بر اساس ویدیوی ارسالشده به ایراناینترنشنال، گروهی از معترضان در اصفهان، شامگاه شنبه ۲۷ دی از درون خانهها شعار «مرگ بر دیکتاتور» سردادند. pic.twitter.com/WDugBBwGs5 — ايران اينترنشنال (@IranIntl) January 18, 2026 Protestat u përhapën në të gjithë Iranin si reagim ndaj kolapsit të monedhës kombëtare, inflacionit të lartë dhe kushteve ekonomike shumë të vështira. Është një nga valët më të mëdha të protestave antiqeveritare. Ato kanë marrë një ton të gjerë kundër sistemit dhe udhëheqësve të tij, me mijëra njerëz në rrugë që brohorisnin “Vdekje diktatorit” ose “Vdekje Khameneit” — referencë direkte ndaj supremit Ayatollah Ali Khamenei, i cili ka qenë figura qendrore e regjimit për dekada. Qeveria ka reaguar me masa të ashpra, përfshirë bllokime të internetit dhe ndërprerje të shërbimeve, me qëllim të kufizojë shpërndarjen e informacioneve. Autoritetet kanë përdorur gaz lotsjellës, armë reale dhe është raportuar dhunë serioze në disa qytete. /Telegrafi/