"Fundi i rendit botëror", ish-shefi i NATO-s paralajmëron për pasoja nëse SHBA pushton Grenlandën

“Do të ishte fundi i rendit botëror siç e njohim ne nëse SHBA do të pushtonte Grenlandën me forcë”, tha ish-kreu i NATO-s. Anders Fogh Rasmussen, i cili është gjithashtu ish-kryeministër danez, tha se Trump po përdor gjuhë për Grenlandën të ngjashme me atë të "gangsterëve" në Rusi dhe Kinë që ai duhet të përpiqet t'i kontrollojë, shkruan skynews . "Për mua, ka qenë një proces i dhimbshëm. Që nga fëmijëria, i kam konsideruar Shtetet e Bashkuara si udhëheqësin natyror të botës së lirë. Madje kam folur për SHBA-në si policin e botës", tha Rasmussen, i cili dërgoi trupa daneze për të luftuar përkrah SHBA-së në Afganistan. "Tani shohim Shtetet e Bashkuara të përdorin një gjuhë që është shumë e ngjashme me atë të gangsterëve që duhet të kontrollojnë në Moskë e Pekin", shtoi ai. “Ndarjet në perëndim janë në favor të Rusisë. Jam i sigurt që Moska shpreson që Grenlanda të bëhet ajsbergu që fundos NATO-n”, vazhdoi ish-kreu i NATO-s. "Pra, kjo shkon përtej Danimarkës dhe Grenlandës... Pushtimi i Groenlandës do të ishte fundi i rendit botëror siç e njohim ne", përfundoi ai. /Telegrafi/