Puna me të jashtëzakonshmin Albert Riera – Avdyli tregon punën me trajnerin spanjoll dhe analizat e detajuara

I ftuari i radhës në podcastin “Arena e Yjeve” ishte futbollisti i talentuar Milot Avdyli. Ky episod realizohet me mbështetjen e sponsorëve zyrtarë Golden Eagle , Air Munich dhe Exfis . Avdyli ka folur për punën e tij me trajnerin spanjoll Albert Riera dhe ndikimin e madh që ky i fundit ka pasur në zhvillimin e tij profesional. Futbollisti ka theksuar se Riera si trajner i kushton rëndësi të jashtëzakonshme detajeve dhe analizës së lojës. “Albert Riera ka emër në Slloveni, domethënë sepse ka luajtur për ekipe shumë të mëdha, Liverpool, Manchester City, Espanyol”. “Po ai është duke e bërë punën më të madhe si trajner besoj sesa që ka qenë si lojtar. Edhe besoj që ka me arritë më shumë si trajner sesa ka arritë si lojtar”. “Sepse e kam parë si e do punën, si punon, videot, stërvitjet, i jep shumë rëndësi si me u vendos në fushë, videot, bile ndonjëherë rrijmë duke shikuar video nga dy orë, gjë që nuk e kam parë as në Zvicër as në Ukrainë”. “Edhe e kam parë që e do punën edhe është edhe për mua shumë më lehtë edhe është shumë detajist”. “I sheh vetëm detajet shumë të vogla por që e vendosin lojën. Është shumë, shumë i përkushtuar pas punës”. “Njihet që është një tip shumë nervoz, sidomos gjatë ndeshjeve, bile ndonjëherë nuk mundet as ta kontrollojë veten, por jashtë fushës komunikon shumë me lojtarët”, ka rrëfyer Avdyli. Episodin e plotë me futbollistin Milot Avdyli mund ta ndiqni edhe në kanalin zyrtar të Telegrafit në Youtube./ Telegrafi / - YouTube www.youtube.com