Parma dhe Genoa ka qenë ndeshja e parë e ditës së diel në Serie A, teksa pas 90 minutave sfida u mbyll pa gola 0-0. Ka qenë një ndeshje shumë e luftuar nga të dyja skuadrat, por që në fund nuk solli fitues. Megjithatë këtë ndeshje do ta mbajë gjatë në mend talenti shqiptar Joi Nuredini. Sulmuesi i talentuar shqiptar ka bërë debutimin e tij në Serie A me fanellën e Genoas. 89'| Nel Genoa dentro Nuredini al posto di Colombo #ParmaGenoa 0⃣-0⃣ — Genoa CFC (@GenoaCFC) January 18, 2026 18-vjeçari është një nga futbollistët më të mirë të ri të Genoas, derisa legjenda italiane, Daniele De Rossi që është në stolin e Genoas i ka besuar atij duke i dhënë debutimin në Serie A. Nuredini u fut në ndeshje në minutën e 88-të, derisa luajti deri në minutën e 94-të. Sulmuesi i talentuar është pjesë e Kombëtares U19 të Shqipërisë, derisa është produkt i Akademisë së Genoas. /Telegrafi/