Rakiq Andriq: Kuvendi mund të konstituohet edhe para vendimit të Gjykatës Kushtetuese, ndërsa procedurat mund të korrigjohen më pas

Menaxherja programore e OJQ-së “Nisma e Re Shoqërore”, Millica Andriq Rakiq, vlerëson se përbërja e re e Kuvendit të Kosovës mund të konstituohet edhe para vendimit të Gjykatës Kushtetuese mbi ankesën e Listës Serbe lidhur me zgjedhjen e nënkryetarit të Kuvendit nga radhët e komunitetit serb, ndërsa më pas, pas shpalljes së aktgjykimit, mund të korrigjohen në mënyrë retroaktive disa procedura, nëse konstatohet se ato nuk kanë qenë të rregullta.