Producentja e Miss Grand sqaron të vërtetën, pas akuzës që rëndoi ndaj Brikenës për blerjen e titullit

Një sërë ngjarjesh dramatike kanë ndodhur mes banorëve të BBVA-së. Ishte Ina ajo që akuzoi Brikenën se e kishte blerë me para titullin e Miss Grand, një pretendim që u hodh poshtë kategorikisht nga producentja e këtij kompeticioni, Arjetë Osmani. Përmes një lidhjeje telefonike, Osmani deklaroi se titulli që mori Brikena ishte plotësisht i merituar. “Unë marrë një kohë të gjatë për përzgjedhjen dhe vendosjen përfundimtare të vajzës të cilës unë i delegoj titullin e Missit, Brikena titullin e ka më se të merituar, si në pamje që është një yll, në sjellje dhe në edukatë dhe performimin që ajo mbart dhe këto vlera ajo besoj po i dëshmon tanimë edhe në BBVA”, ka deklaruar producentja e Miss Grand për Shqipëri, Kosovë dhe Mal të Zi. “Brikenën kur e kam njohur, realisht më ka pëlqyer për vlerat dhe për qasjen e saj ndaj femrës dhe e ka dëshmuar edhe në BBVA dhe atje ka pasur një shpërthim, suksesi i saj, vëmendja që mori në Tajlandë dhe ktheu, produksioni dhe publiku që ndiqte këtë event kaq të madh botëror, ktheu sytë nga Kosova për herë të parë”, deklaroi ajo tutje. Brikena u zgjodh si përfaqësuese e Kosovës në Miss Grand, derisa me paraqitjen e saj në këtë garë ajo mori vëmendje të madhe mediatike, me videot të cilat bënin xhiron gjithandej nga adhurues të huaj.