Pamje të pabesueshme, reshje rekord bore në Kamchatka të Rusisë - gjendje e jashtëzakonshme

Një 'apokalips bore' ka goditur Kamchatkan e Rusisë, siç e përshkruajnë vendasit, pasi reshje rekord të borës kanë goditur vendin. Pas një stuhie masive dëbore, autoritetet në fillim të kësaj jave shpallën një gjendje emergjence në rajon. Dy burra rreth të 60-ave vdiqën nën borën që ra nga çatitë, raportoi ministria lokale e emergjencave. - YouTube youtube.com Locals in Russia’s Kamchatka Peninsula are calling it a “snow apocalypse” after record-breaking snowfall buried towns, blocked roads, and forced a state of emergency, with snow piling up to building levels in some areas. pic.twitter.com/cWutM1L9wX — Volcaholic (@volcaholic1) January 17, 2026 Ndërkohë, zyrtarët thanë se dy persona kanë vdekur në Lindjen e Largët të Rusisë nga bora që binte nga çatitë e ndërtesave. Disa video dhe imazhe u bënë virale në rrjete sociale që tregonin borën që arrinte në katet e dyta të apartamenteve shumëkatëshe. More video of the INSANE snow in Kamchatka, Russia. That looks like a bar or shop totally buried pic.twitter.com/8uIzik1Ghk — Volcaholic (@volcaholic1) January 16, 2026 Ndërkohë, veturat mbetën “të varrosura” në rrugë, të mbuluara me një shtresë të trashë bore. Ndërsa reshjet e dendura të borës nuk janë të rralla në rajonin e Kamchatkas, një gadishull në Lindjen e Largët të Rusisë, intensiteti i pazakontë i stuhisë ka paralizuar vendin. Damn! I'm guessing that's a shop they're coming in and out of... Kamchatka, Russia pic.twitter.com/HBlFTsTDsK — Volcaholic (@volcaholic1) January 16, 2026 Autoritetet kanë mbyllur shkollat dhe bizneset, ndërsa qyteti është i detyruar të kalojë në punë nga distanca për shkak të një sasie të madhe bore në rrugë. /Telegrafi/ I still can't get over the amount of snow that fell in Kamchatka, Russia. It's mind blowing! pic.twitter.com/xcbBnS83W3 — Volcaholic (@volcaholic1) January 15, 2026