Dy nga rivalët më të mëdhenj në showbizin shqiptar kanë befasuar publikun me pajtimin e bashkëpunimin që kanë realizuar. Bëhet fjalë për reperin nga Tetova, S4MM dhe atë gjilanas Feron, të cilët shumë vite më parë qenë të përfshirë në konflikt e sherr me njëri-tjetrin. Duket se tani i kanë sheshuar gjakrat dhe kanë bashkëpunuar për një projekt muzikor. Foto: YouTube Kjo këngë mban titullin "Hala / The Best" dhe tashmë ndodhet e disponueshme në YouTube. Dyshja vijnë në stil të tyre, ku në një moment i bëjnë 'diss' edhe Mozzikut për orën e tij që bëri bujë në vitin e kaluar. Në përshkrimin në rrjete sociale, S4MM thotë se nuk e kishte menduar asnjëherë bashkëpunimin me Feron, por që ishte surprizë e bukur. - YouTube www.youtube.com Postimi i plotë (pa ndërhyrje): "Të nderuar miqë, Sot dua të shfrytëzoj këtë moment për të falënderuar nga zemra, @ferofera edhe të gjith te tjeret, për bashkëpunimin dhe për gjithë korrektësinë e treguar gjatë këtij rrugëtimi të përbashkët. Ka qenë një kënaqësi e veçantë të punojmë së bashku dhe të ndajmë ide, përvojë dhe vizion. Me qenë i sinqertë, nuk e kisha menduar asnjëherë që një ditë do të bashkëpunoja me Feron. Megjithatë, jeta dhe puna shpesh na sjellin surpriza të bukura, dhe kjo ishte një nder to,Thank you to everyone 2026 dot ketë shum supriza". /Telegrafi/ View this post on Instagram A post shared by S4MM (@samirs4m)