“E pres ftesën e Kosovës”, Milot Avdyli optimist që së shpejti do të ftohet nga Franco Foda

I ftuari i radhës në podcastin “Arena e Yjeve” ishte futbollisti i talentuar Milot Avdyli. Ky episod realizohet me mbështetjen e sponsorëve zyrtarë Golden Eagle , Air Munich dhe Exfis . Ylli i Celjes për herë të parë ka komentuar ftesën e mundshëm të Kosovës, ku ndër të tjera zbuloi se që prej kohës kur ka qenë te grupmoshta U21, nuk ka pasur ndonjë kontakt me FFK-në. Ai e pranoi se ka mbetur pak i zhgënjyer sepse ka pritur që së paku të jetë në listën rezervë, por njëkohësisht e di se nëse vazhdon të punojë atëherë do të kontaktohet nga përzgjedhësi Franco Foda. “Ftesën normal që çdo lojtar e pret. Çdo lojtar e pret ftesën dhe është ëndrra më e madhe e karrierës që me lujtë me kombëtaren e Kosovës”. “Por, pasi e kam kaluar gjeneratën U21, kam qenë kapiten – i kam zhvilluar të gjitha ndeshjet, nuk kam pasur kontakte prej kombëtares sonë, nuk më ka ardh asnjë mesazh që po të përcjellim ose je në listën rezervë”. Avdyli shtoi se e ka parë që Foda po i përcjellë ndeshjet e elitës së futbollit të Kosovës, kurse është optimist se ftesa nuk do të vonojë. “Kam pritur që bile të paktën me qenë në listën rezervë, i kam kaluar të gjitha grupmoshat. I shikoj të gjitha ndeshjet e Superligës së Kosovës, edhe e shoh shpesh që s’i intereson (Franco Fodas) se në cilën ndeshje shkon ta shikoj”. “E jemja ime është veç me punu dhe të bëj sa më shumë gola e asistime. E di që ka më ardh koha me përfaqësu Kosovën, jam shumë optimist”. Avdyli këtë edicion ka shpërthyer te Celje me plot tetë asistime, për të qenë ndër lojtarët më të mirë te skuadra sllovene./ Telegrafi