Ernest Muçi i pandalshëm në Turqi, shënon supergol për t’ia fituar Trabzonsporit pikët e plota

Trabzonspor ka shënuar fitore në udhëtim te Kocaelispor, në kuadër të xhiros së 18-të në Superligën e Turqisë. Ishte sërish ylli shqiptar Ernest Muçi që bëri dallimin, për të shënuar golin e fitores në minutat shtesë (90+1’), ku epilogu përfundimtar doli të jetë 1-2. Pas asistimit të Zubkov, Muçi me një supergol nga distanca e la në gjumë portierin vendas për ta vulosur fitoren. ERNEST MUÇI ONCE AGAIN SCORES A GOAL TO GIVE TRABZONSPOR THE ADVANTAGE IN THE END! pic.twitter.com/eCSB7NIv7u — Kuq e Zi ⚽️ (@KuqeZiFootball) January 18, 2026 Përpos golit, Muçi zhvilloi një paraqitje mahnitëse duke kompletuar 34 pasime nga 35 të tentuar, si dhe kishte katër goditje në portë. Për shqiptarin, ky është goli i tetë në kampionatin turk, vetëm pesë më pak se top golashënuesi Shomurodov i Basaksehir. Ndërkohë, Trabzonspor mbetet në garën për titull duke zënë pozitën e tretë me 38 pikë, pesë më pak se lideri Galatasaray./ Telegrafi