Droni i quajtur “Skifteri K1”, me rreze veprimi deri në 1 mijë kilometra, ka përfunduar me sukses fazën e testimit dhe tashmë është gati për përdorim, ka bërë të ditur Ridvan Aliu, i njohur si prodhues i dronëve nga Kosova. Aliu ka publikuar në llogarinë e tij në Facebook një video, në të cilën shihet droni duke goditur pikën e synuar gjatë testimit, duke prezantuar njëkohësisht edhe disa nga specifikat teknike të tij. Sipas të dhënave të publikuara, “Skifteri K1” ka kohë fluturimi prej 7 orë e 12 minutash, rreze veprimi mbi 1 mijë kilometra dhe kapacitet bartës deri në 42 kilogramë. Aliu ka theksuar se testimi është zhvilluar me sukses, pa dhënë më shumë detaje për fazat e ardhshme apo destinimin e përdorimit të këtij droni.