Mbrojtësi i djathtë i Kosovës, Florent Hadëgjonaj, realizoi një supergol në ndeshjen kundër Fenerbahçes, e vlefshme për javën e 18-të të Superligës turke. Hadërgjonaj mori një top jashtë zonës, vazhdoi kontrollin dhe me një gjuajtje të fortë nga mbi 20 metra hapi rezultatin për 1-0. Fenerbahçe nuk vonoi shumë dhe barazoi rezultatin me golin e Anderson Talisca. Hadergjonaj, Ederson'u perişan etti pic.twitter.com/Wq4upHujYL — Le Marca Sports (@lemarcaspors_) January 18, 2026 Hadërgjonaj ka arritur të shënojë 5 gola dhe të dhurojë 2 asiste në të gjitha garat me fanellën e Alanyasporit. Ai është pjesë e Kombëtares së Kosovës dhe së fundmi ka rinovuar kontratën me klubin turk për edhe tre vite të tjera. / Telegrafi /