Një debat i ashpër ka ndodhur sot (e diel) në “Fan Club” mes opinionistes Françeska Murati dhe motrës së Keijsit, banorit të Big Brother VIP Albania 5. Françeska ka komentuar lojën e Kejsit lidhur me dy konkurrentet e tjera në shtëpi, Inën dhe Stelinën, duke i quajtur mashtrues. Motra e Kejsit, e prekur nga këto fjalë, i tha Françeskës të mos e ofendojë vëllanë e saj. Pjesë nga debati mes tyre: Françeska Murati: Unë s’kam gjykuar vetëm Keijsin, ata janë tre mashtruesa. Motra e Keijsit: Mashtrues Keijsi nuk është, se ta kam dëgjuar dhe javën e kaluar kur e the, mashtruese mund të jesh ti se Keijsi nuk është, këto fjalë mos i hidhni se është shumë ofenduese mënyra se si ju dilni e flisni për Kejsin që është një bullizues, ofendues, një narcist, e ti vete i thua mashtrues. Ti bie po në të njëjtin nivel si Keijsi, atëherë jeni të gjithë si ai. Françeska Murati: Ai është mashtrues, sidomos për faktin që del pa pik turpi e thotë për një burrë të martuar që ka dashnore. Ai nivel i mashtrimit nuk i falet. Të prishi një familje ku ka një grua me fëmijë duke thënë ka dashnore është e turpshme. Është turpi i turpit që e ka nxjerrë para publikut nuk tolerohet. Motra e Kejsit: Nuk kam ardhur këto të dëgjoj ofendimet e tua, ti ofendimet e tua mbaji për vete. Mashtruese je ti e dashur dhe më vjen keq që vjen e flet. Françeska Murati: Unë nuk prish familje. Motra e Keijsit: Vëllait tim me këto gishta mos ju drejto fare vëllait tim. Absolutisht fare, kur të vij Keijsi këtu ta kesh përballë drejtoju Kejsit me gisht. Mua me gisht absolutisht jo, gishtat mbaj për veten tënde. Mos bjer në nivelin që sapo ofendove. Franceska Murati: Atë gishtin ta kthej te vetja e jo të merret me burra të martuar, me fëmijë e gra jashtë. Motra e Keijsit: Askush nuk është Françeska të quajë mashtruese mua ose Keijsin, vëllanë tim. Unë jam një familjar dhe vëllanë tim do ta mbroj deri në minutë të fundit. S’lejoj askënd në një televizion kombëtar që të më quajë mua mashtruese, s’më duket etike fare. Nëse ka një gjë të ja numëroje Keijsit. Ne kemi një familje jashtë. /Telegrafi/ - YouTube www.youtube.com