Mesfushori Elvis Rexhbecaj ka shënuar një gol të bukur me kokë ndaj Freiburgut. Ylli i Kosovës përfitoi nga një harkim ndërsa me një goditje të saktë e la portierin të shtangur (49’). Më e bukura është se goli i Rexhbecaj erdhi vetëm tre minuta pas inkuadrimit, ku hyri në pjesën e dytë pas lëndimit të Jakic. Për ta parë golin, kliko KËTU . Përndryshe, ky është goli i parë i futbollistit nga Prizreni në Bundesliga për këtë edicion./ Telegrafi /