Zbulohen 350 mijë euro të murosura te shtëpia e një gjytari të Shkupit

Siç njoftojnë nga Prokuroria Publike, janë gjetur 350 mijë euro në murosura në shtëpinë e prindërve të një gjyqtari të Gjykatës së Apelit në Shkup, i cili dyshohet për kriminalitetit. "Në kuadër hetimit të zgjeruar të Prokurorisë për Krim të Organizuar e iniciuar pas 14 dhjetorit, kur avokati i dyshuar për veprën penale pranim të dhuratës për ndikim të paligjshëm, në vazhdimësi janë marrë veprime që kanë rezultuar në zgjerim të procedurës edhe ndaj gjykatësit nga Gjykata e Apelit në Shkup", thonë nga Prokuroria. Ata theksojnë me urdhër të prokurorit publik është kontrolluar një objekt në Negotinë, ku qëndrojnë prindërit të gjykatësit të dënuar dhe janë gjetur para në murosura me vlerë prej 350 mijë eurove. Këto para dyshohet se janë fituar paligjshëm, ndërkaq kontrollet vazhdojnë", thonë nga Prokuroria. Ata theksojnë se ky është një nga hetimet më të gjera deri më sot mbi dyshimet për korrupsion të nivelit të lartë në vendin tonë, i cili, theksojnë ata, mbështetet nga informacionet dhe raportet nga Agjencia e Sigurisë Kombëtare. " Veprimet e koordinuara nga prokurori publik po ndërmerren nga anëtarë të Departamentit për Luftimin e Krimit të Organizuar në Ministrinë e Brendshme dhe Drejtorisë së Policisë Financiare, përkushtimi dhe integriteti profesional i të cilëve kontribuan në zbulimin me sukses dhe sigurimin e provave për njërën nga format më të rënda dhe komplekse të krimit, njofton Prokuroria Publike./Telegrafi/