Xherdan Shaqiri e Kreshnik Hajrizi më të mirët në derbin e shqiptarëve në Zvicër

Baseli ka ndarë pikët me Sionin ne një barazim 1-1, sfidë ku të pranishëm ishin plot pesë futbollistë shqiptarë. Xherdan Shaqiri te Baseli u përballen me Sionin e Kreshnik Hajrizit, Donat Rrudhanit, Benjamin Kolollit e Rilind Nivokazit. Shaqiri ishte lojtari i ndeshjes pas një paraqitje spektakolore, ku edhe dhuroi një asistim, kësisoj mori notën 8.4 nga “ SofaScore ”. ? ???????????? ??? ????? ??? ???? ???? #rotblaulive #FCBasel1893 #AlliZämme #imRotblaueRusch Mit neuer Energie ins nächste Spiel @IWB_Basel pic.twitter.com/8T7bsZfObt — FC Basel 1893 (@FCBasel1893) January 18, 2026 Në anën tjetër, te Sioni u dallua Hajrizi me notën 8.0 pasi disa herë e shpëtoi klubin nga pësimi i golit. Rilind Nivokazi u vlerësua vetëm me 6.9 pavarësisht asistimit kurse Rrudhani me notën 6.3, edhe pse u detyrua të largohet nga fusha si pasojë e një lëndim. Baseli mund të thuhet se “humbi” dy pikë në këtë sfidë, pasi po ëndërronte titullin kampion – kurse tani ka 33 sosh, plot 10 më pak se lideri Thun. ⏸️ ?:? ??? ??????? ??? ?ü???????????? ???? ?? ?? ???? ❤️ Unser Tor erzielte Flavius Daniliuc nach einem Freistoss in der 4. Spielminute ⚽ #rotblaulive #FCBasel1893 #AlliZämme #imRotblaueRusch pic.twitter.com/N1YVDI18Df — FC Basel 1893 (@FCBasel1893) January 18, 2026 Në anën tjetër, Sioni qëndron në mesin e tabelës, në vendin e pestë me 31 pikë./ Telegrafi /