Kiara Tito surprizohet në emision për ditëlindje, nuk i mban dot lotët

Në nisje të “Fan Club”, Kiara Tito, u surprizua nga produksioni për ditëlindjen e saj të 30-të. Në kufje asaj iu komunikua sikur në shtëpinë e Big Brother kishte mbërritur një zarf i zi dhe duhej shfaqur momenti në “Fan Club” por klipi në fakt ishte një surprizë për të. Në video ishin momentet më të bukura të Kiarës dhe mesazhi i urimit për të. Foto: YouTube Nga koha kur ishte fëmijë deri te ëndrrat e saj, pjesëmarrja në Big Brother e tani që është bërë dhe me vajzë. Pas gjithë klipit, prezantuesja nuk mbajti dot lotët, duke shprehur edhe falënderime. Foto: YouTube Kiara pak vite më parë në Big Brother VIP Albania 2 u njoh me dashurinë e jetës së saj, Luiz Ejllin, me të cilin edhe u martua. Në vitin 2024 gjithashtu vlen të ceket se u bënë prindër për herë të parë. /Telegrafi/ - YouTube www.youtube.com