Tulipanë falas për vizitorët, sheshi ikonik i Amsterdamit shndërrohet në mozaik ngjyrash

Sheshi Museumplein në Amsterdam u mbush me ngjyra, pasi mijëra tulipanë u vendosën në shesh duke e kthyer atë në një mozaik të gjallë pranveror. Aktiviteti u organizua për të festuar pranverën dhe lidhjen historike të Holandës me këtë lule simbolike. Ekspozita ishte e hapur për publikun, ndërsa vizitorët patën mundësi të këpusnin tulipanë falas. Organizatorët synuan ta bëjnë ngjarjen sa më gjithëpërfshirëse dhe festive. Slogani i këtij viti, “Unite with bloom”, përcjell mesazhin e unitetit mes njerëzve dhe vizitorëve nga e gjithë bota. /Telegrafi/