Lufthansa shtrëngon rregullat për mbajtjen e “power bank”-ëve dhe baterive brenda kabinës

Lufthansa ka vendosur kufizime të reja për përdorimin e “power bank”-ëve dhe baterive gjatë fluturimeve pas disa incidenteve me zjarre. Siç bëhet e ditur, pasagjerët nuk mund të karikojnë pajisjet përmes sistemit të informacionit në bord dhe nuk mund t’i vendosin bateritë në bagazhet mbi karrige. Gjithashtu, “power bank”-ët duhet të mbahen në dorë ose nën sedilje dhe kapaciteti i tyre maksimal është 100 watt-orë (27,000 mAh). Çdo pasagjer mund të marrë vetëm dy bateri dhe bateritë më të mëdha kërkojnë miratim paraprak nga kompania ajrore. Rregullat vlejnë për të gjitha fluturimet e Lufthansa-s dhe linjat e saj partnere, si Swiss, Eurowings dhe Austrian Airlines. Ky ndryshim pason rekomandimet e Agjencisë Evropiane të Sigurisë në Aviacion (EASA) pas një zjarri me power bank në një aeroplan Air Busan që dëmtoi 27 persona. /Telegrafi/