Janina Ymeri nga Lidhja Demokratike e Kosovës, ka deklaruar se zgjidhja për krizën energjetike në Kosovë nuk qëndron te importi urgjent, por te planifikimi afatgjatë dhe përgjegjësia institucionale. Në “Përballje Podcast” në Telegrafi.com, Ymeri tha se sektori i energjisë po funksionon pa strategji të qartë dhe pa planifikim vjetor, çka sipas saj është arsyeja kryesore pse krizat po përsëriten. “Zgjidhja është planifikimi vjetor i të gjithë sektorit të energjisë elektrike, që nuk është bërë as për vitin 2025 e as për vitin 2026”, deklaroi Ymeri shkruan Telegrafi. - YouTube www.youtube.com Ajo theksoi se institucionet duhet të tregojnë qartë se sa energji i nevojitet Kosovës, sa do të importohet dhe nga cilat burime, në mënyrë që të shmangen situatat emergjente me çmime të larta. “Duhet me ditë sa kemi nevojë për energji, sa kemi me importu dhe prej kujt kemi me importu. Kjo është bazë”, u shpreh ajo. Sipas Ymerit, mungesa e këtij planifikimi e ka bërë sektorin të pambrojtur dhe ka hapur rrugë për improvizime që po i kushtojnë shtrenjtë qytetarëve. “Pa planifikim, gjithçka bëhet ad-hoc. Importi bëhet urgjent dhe faturën e paguajnë qytetarët”, tha ajo. Deputetja e zgjedhur e LDK-së shtoi se transparenca dhe mbikëqyrja institucionale janë po aq të rëndësishme sa vetë prodhimi i energjisë. “Energjia elektrike është siguri kombëtare dhe nuk mund të menaxhohet pa përgjegjësi dhe pa llogaridhënie”, theksoi Ymeri. Ymeri dhe Hajrullahu në "Përballje Podcast" Foto: Ridvan Slivova Ajo paralajmëroi se, në mungesë të një strategjie të qartë vjetore, Kosova do të vazhdojë të përballet me kriza të përsëritura energjetike dhe pasoja të rënda ekonomike për qytetarët dhe bizneset./Telegrafi/.