Policia ka arrestuar një person nën dyshim për vjedhje të kabllove elektrike nga kompania e një qytetari. Sipas raportit, i dyshuari kishte marrë kabllot dhe më pas i kishte shitur. Rasti ka ndodhur në Graçanicë. Pas inicimit të rastit, me urdhër të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje, ndërsa hetimet për këtë rast vazhdojnë.