Vdekje e dyshimtë në Fushë Kosovë

Një grua është gjetur e pajetë në Fushë Kosovë. Policia dhe njësitë përkatëse kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, ndërsa ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e saj. Me vendim të prokurorit, trupi i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion. Hetimet për rrethanat e ngjarjes janë në zhvillim e sipër. /Telegrafi/