Kompania kineze UBTech Robotics ka nënshkruar një marrëveshje me Airbus për të furnizuar fabrikat e prodhimit të aeroplanëve me robotët e saj humanoid Walker S2. Robotët thuhet se do të testohen dhe përdoren për detyra të përsëritshme dhe fizike në ambientet e prodhimit të aeroplanëve, që kërkojnë saktësi dhe siguri të lartë. Walker S2 mund të mbajë deri në 15 kilogramë dhe ka sistem autonom për ndërrimin e baterive, duke punuar 24/7. Ai është tashmë në përdorim nga kompanitë BYD dhe Foxconn. UBTech po zgjeron praninë e saj ndërkombëtare, pas marrëveshjes së fundit me Texas Instruments. Pas këtij lajmi, aksionet e kompanisë u rritën 6.76% në HK$142.20. /Telegrafi/