Kush fiton? Dy drerë shihen në një "duel të drejtpërdrejtë" në një rrugë të Italisë

Në qytetin italian Barrea, kalimtarët mbetën të habitur kur panë një “duel” të papritur në rrugë. Dy drerë u përplasën me brirë gjatë sezonit të çiftëzimit, me gjasë duke luftuar për dominim. Kafshët dukeshin aq të fokusuar sa nuk e vinin re fare njerëzit që po i shikonin nga afër. In the Italian town of Barrea, passers-by witnessed a battle between deer right on the street The animals locked antlers during the mating season and fought, completely ignoring the people around them. pic.twitter.com/s5ZkMbzBWz — NEXTA (@nexta_tv) January 18, 2026 Disa kalimtarë madje ndaluan për t’i fotografuar, por kafshëve nuk u interesonte aspak. Lufta vazhdoi për disa minuta, duke treguar fuqinë dhe vendosmërinë e natyrës. /Telegrafi/