Ndërmarrësi i ri nga Tetova tregon për jetën në Kinë: Kultura jonë ngjason shumë me atë të kinezëve

Ndërmarrësi i ri nga Tetova Kadir Ismaili, është i ftuari i radhës në emisionin PodGo, me të cilin kemi diskutuar për veprimtarinë e tij në Kinë, dallimin e jetës në Kinë dhe vendet tona, si dhe tema tjera. Ismaili tha se veprimtaria e tij është që të ndihmojë bizneset në Maqedoninë e Veriut për të sjellë mallra nga Kina, duke i treguar edhe vështirësitë që has, njofton Telegrafi Maqedoni. - YouTube Prodhim i Telegrafi Maqedoni Bejeni #Subscribe kanalin tonë në YouTube për më shumë video. Detajet: ... "Çdo kush që bënë biznes e dijnë se mund të kenë probleme, unë ofroj minimalizimin e problemeve. Unë iu ndihmoj bizneseve për sjelljen e produkteve nga Kina. Kam themeluar kompaninë në Kinë, Hong Kong dhe Maqedoni. Përveç asaj ne i gjejmë edhe çmimet më konkurruese. Kemi magazinat tona në Kinë, i kontrollojmë. Pastaj e ngarkojmë dhe i nisim për në Selanik ose Durrës. Pastaj kujdesemi që produkti të shkojë deri në derën e klientit". "Koha nga bërja e pagesës deri në arritjen e dërgesave zakonisht shkon deri në 50 ditë. Çmimi i transportit ndryshon. Ato përditësohen çdo 15 ditë. Një kontejner që e nisëm para dy muajve është diku 2 mijë dollar, sot është deri në 4200 dollar", tha Kadir Ismaili. E pyetëm për çmimet e jetesës në Kinë, ndërsa ai tha se faturën e fundit të energjisë elektrike e ka paguar më pak se 3 euro. "E ndryshova banesën, dhe para asaj fatura e rrymës ishte diku rreth 3 euro. Banesa ka qenë rreth 80 metër katror. Shërbimet tjera psh çmimi i veturës, nëse nuk e marrish elektrike, fillon nga 6 mijë euro. Ndërsa veturat elektrike fillojnë nga 8 mijë euro, kurse ato më të mirat nga 13 mijë euro", tha Ismaili. Ai gjithashtu tregoi histori interesante që ka pasur me popullin kinez, ndërsa tha se kultura e shqiptarëve ngjason shumë me atë të kinezëve.