Sekretari i Thesarit i Donald Trump ka paralajmëruar se hakmarrja evropiane ndaj tarifave të presidentit të SHBA-së, do të ishte "shumë e pamatur". Scott Bessent gjithashtu i kërkoi Evropës të mos dyshojë në qëllimet e Trumpit mbi Grenlandën, transmeton Telegrafi. "Kam udhëtuar, kështu që nuk kam qenë në kontakt (me zyrtarë evropianë), por kam folur me presidentin Trump dhe me sa duket ka shumë vizitorë që vijnë, dhe mendoj se të gjithë duhet ta besojnë presidentin për fjalën e tij", u tha ai gazetarëve në Forumin Ekonomik Botëror në Davos të Zvicrës. Bessent gjithashtu e quajti një "tregim të plotë" (një thashethem të rremë ose të pabazuar) të mendosh se veprimi i Trumpit mbi Grenlandën është për shkak të dështimit të tij për të fituar Çmimin Nobel për Paqen”. Ndryshe Trump po këmbëngul të marrjes nën kontroll të Grenlandës nga SHBA-të, duke theksuar se nëse nuk ndërmerret një veprim i tillë, ky ishull kërcënohet nga Kina dhe Rusia.