27 vjet pas luftës: Kosova shkëlqen me prodhimet e saj në tregjet ndërkombëtare

Nje histori suksesi u prezantua nga gazetari Blendi Fevziu – “Kosova është kthyer në një eksportuese në përmasa të mëdha në disa fusha,” shprehet Fevziu në emisionin Opinion. Vetëm 27 vjet nga mbarimi i luftes Kosova ka prodhimet e saj per tregun botërore, Made in Kosova tani janë produktet që po hyjnë në tregun e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Kompania kosovare Ciao Berto po dëshmon se prodhimi vendor mund të fitojë besimin e tregjeve më kërkuese ndërkombëtare. “Kemi qenë në kompaninë Ciao Berto , një kompani me një histori shumë interesante që nis nga babai dhe vazhdon te fëmijët e cila sot eksporton rreth 75 për qind të gjithë prodhimit të saj,” thekson Fevziu. Ai sqaron se kjo është vetëm një nga fabrikat e kompanisë, një kompleks modern i specializuar për mobilimin e plotë të hoteleve: “Nga A-ja deri te ZH-ja gjithçka prodhohet këtu. Mobilim për dhoma, recepsione, hapësira të përbashkëta dhe çdo element tjetër që kërkon hoteleria bashkëkohore.” Sipas Fevziut, gjurma e prodhimeve të Ciao Berto-s shtrihet në disa kontinente. “ Këtu po flasim për mobilim hotelesh në Gjermani, Zvicër, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës përfshirë edhe Moxy Hotel në Nju Jork – si dhe në Afrikë. Në Kosovë, pothuajse i gjithë rrjeti i Swiss Diamond Hotels të Behgjet Pacolli është mobiluar nga kjo kompani, ndërsa projekte janë realizuar edhe në Dubai .” Pas njëzet e shtatë vjet pas luftës, Kosova eksporton me ‘Made in Kosova’.