Rastet se si Mali bullizohet nga Selin e kërcënohet nga Miri në Big Brother VIP Albania

Këngëtari nga Kosova, Mal Retkoceri, është njëri nga banorët e Big Brother VIP Albania 5. Që nga hyrja në këtë format ai ka pasur diskutime, debate e përplasje me disa nga banorët atje. Ka qenë Selin Bollati e Miri që vazhdimisht i kanë hedhur fjalë e madje e kanë ofenduar. Foto: TikTok Në TikTok janë publikuar disa pamje të ndryshme, ku ai shihet duke u bullizuar nga këta dy. Selin një herë e përqesh për të folurën për shkak të dialektit, e më pas i vë edhe epitete të shumta. Foto: TikTok "Derr", "Megashkurtabiq", "Derr", "Qen", kanë qenë disa nga fjalët që i ka thënë. Miri nga ana tjetër e ka kërcënuar në disa raste dhe e ka bërë të ndihet keq. Mbetet për t'u parë nëse do të ketë ndonjë ndëshkim nga produksioni në lidhje me këtë. /Telegrafi/