Prania e Ballukut në seancë ‘ndez’ Kuvendin/ Bardhi: Hiqjani imunitetin, dorëzojani drejtësisë

Kuvendi është përfshirë nga debate dhe tensione që në nisje të seancës. Prania e zëvendëskryeministres Belinda Balluku, ka sjellë edhe protestës e deputetëve të opozitës, të cilët kanë theksuar se Balluku duhet të kishte dhënë dorëheqje dhe duhet të ishte përballur me drejtësinë. Opozita e ka quajtur një provokim nga ana e mazhorancës.