Ndërron jetë një person në Strumicë, ka rënë në një puset

MPB informon se dje në Stacionin Policor të Strumicës është marrë një njoftim se në fshatin Radiçevë, Strumica, është gjetur i ndjeri K.G. (66) nga i njëjti fshat. "Informacionet janë se ai pa dashje ka rënë në një puset në oborrin e tij", njoftojnë nga SPB Strumicë. Në deklaratë shtohet se një mjek ka konstatuar vdekjen pa gjurmë dhune, ndërsa inspektimi është kryer nga një ekip i SPB e Strumicës./Telegrafi/