Gjykatësi Gjoko Ristov nuk është në arrati dhe sot është intervistuar në Prokurorinë për Ndjekjen e Krimit të organizuar dhe Korrupsionit. Pas intervistimit, prokurorja ka kërkuar që ndaj tij të shqiptohet masa e arrestit shtëpiak. “Sot prokurori kompetent e intervistoi gjykatësin e dyshuar dhe i dorëzoi provat e mbledhura, mbi të cilat bazohet dyshimi i bazuar se ka kryer veprat për të cilat akuzohet. Duke vlerësuar kushtet objektive që duhet të plotësohen për vendosjen e një mase për sigurimin e pranisë, si dhe kushtet subjektive që e justifikojnë, prokurori paraqiti për gjykatësin tek gjykatësi paraprak të Gjykatës Themelore Penale Shkup propozim për vendosjen e masës së arrestit shtëpiak ndaj të dyshuarit. Përveç kësaj mase, është propozuar edhe vendosja e një mase paraprake – sekuestrimi i përkohshëm i pasaportës ose dokumenteve të tjera për kalimin e kufirit shtetëror, respektivisht ndalimi i lëshimit të tyre”, njoftojnë nga Prokuroria.