Shtoni pak ngjyra në ditët e ftohta: Çantat në nuanca të gjalla janë aksesori më i dëshiruar i vitit

Çantat me ngjyra të forta sjellin energji lozonjare në kombinimet dimërore dhe, sipas pasarelave të modës, përfaqësojnë një nga trendët më të mëdhenj të aksesorëve Për të futur pak ngjyra dhe energji lozonjare, mënyra më e mirë është përmes aksesorëve shumëngjyrësh. Për këto ditë me borë dhe të ftohta, zgjedhim çanta në ngjyra të gjalla, të cilat, nëse gjykojmë nga pasarelat e modës, do të jenë një hit i madh në vitin 2026. Këtë sezon, siç e kemi paralajmëruar tashmë, mund të presim një shpërthim ngjyrash të forta dhe frymëzim nga estetika e viteve ’80. Si dizajnerët, ashtu edhe influencueset e modës, po sjellin gjithnjë e më shumë ngjyra dhe kombinime interesante në veshjet dimërore. Çantat në nuanca të theksuara kanë pushtuar fjalë për fjalë koleksionet e brendeve. Ato janë zgjidhja perfekte nëse prej kohësh dëshironi të eksperimentoni me ngjyra ose t’i shtoni një pamjeje të thjeshtë një akcent tërheqës, transmeton Telegrafi. View this post on Instagram A post shared by Julie Sergent Ferreri (@juliesfi) Për një dukje efektive dhe interesante, zgjidhni një çantë në ngjyrën që ju pëlqen më shumë. Nëse nuk jeni të sigurt nga t’ia filloni, mendoni për të gjitha nuancat e së kuqes – ato janë ende shumë aktuale dhe përshtaten lehtësisht me pothuajse çdo stil. Për më guximtarët, aty është portokallia, ngjyra jozyrtare hit e vitit 2026. Të mos harrojmë as blunë, të cilën Pinterest e ka shpallur ngjyrë të vitit. Po aq të preferuara janë edhe të gjitha nuancat e së gjelbrës, nga menteja te ulliri, siç i kemi parë në koleksionet e Bottega Veneta. Një tjetër ide e mirë është ta përshtatni çantën me pjesë që tashmë i keni në gardërobë: një pallto në ngjyrë të fortë, xhaketë puf, fustan ose triko. View this post on Instagram A post shared by Xenia Adonts (@xeniaadonts) Mënyra më e sigurt për të mbajtur një çantë në ngjyrë të gjallë në vitin 2026 është ta kombinoni me pjesë bazike. Një çantë e kuqe baguette do ta plotësojë në mënyrë perfekte një kostum të zi, Një çantë e madhe blu shkon mrekullisht me këmishë të bardhë dhe xhinse, ndërsa një një çantë e vogël dore e verdhë do ta freskojë një fustan maxi gri. View this post on Instagram A post shared by Linda Schulz (@linda.sza) /Telegrafi/