Labinot Rexhës i është lejuar të marrë pjesë në varrim të gjyshit të tij në Rahovec. Ai ishte i pranishëm në ceremoninë mortore me kamera duke u përcjell nga produksioni. Të njëjtit nuk iu lejua që të fliste me familjarët dhe as me të pranishmit atje. Foto: Instagram Pas kësaj, këngëtari u kthye në shtëpi dhe u prit nga banorët me duartrokitje. Ata i shprehën sërish ngushëllime dhe e përqafuan me rikthimin në shtëpinë e famshme. Foto: YouTube "Emocione të papërshkrueshme, faleminderit shumë", tha ai. Labi nga ana tjetër do të vazhdoj rrugëtimin në Big Brother me përkrahjen e familjes. /Telegrafi/ - YouTube www.youtube.com