Barcelona i frikësohet përballjes me Ter Stegen, i vendos një klauzolë Gironës

Marc-Andre ter Stegen i ka thënë lamtumirë Ciutat Esportiva, pasi ka arritur marrëveshje për një transferim në formë huazimi te Girona deri në fund të sezonit. Sipas gazetës katalunase Sport , Barcelona ka përfshirë në kontratë një të ashtuquajtur “klauzolë frike”, e cila do ta penalizonte financiarisht Gironën në rast se portieri gjerman aktivizohet kundër katalanasve. Dy skuadrat janë të planifikuara të përballen në Montilivi në mesin e shkurtit, me Barcelonën që synon të mbrojë interesat e saj sportive përmes kësaj klauzole. Ndërkohë, Ter Stegen ka mbërritur herët në qendrën stërvitore për t’u përshëndetur me shokët e skuadrës dhe stafin teknik, përpara udhëtimit të Barcelonës drejt ndeshjes së Ligës së Kampionëve. E kryer, Marc-Andre ter Stegen pajtohet të kalojë te Girona Portieri gjerman ka zgjedhur Gironën për të siguruar minuta të rregullta loje në prag të Kupës së Botës, duke mbetur njëkohësisht pranë familjes së tij në Barcelonë. Marrëveshja pritet të finalizohet pas kryerjes së ekzaminimeve mjekësore, me këtë huazim që vlerësohet si një nga transferimet më të bujshme në historinë e Gironas. /Telegrafi/