Liverpooli e ka caktuar tanimë kapitenin e ardhshëm pas largimit të Van Dijk

Virgil Van Dijk pritet të largohet nga Liverpooli, në fund të sezonit ose më së largu në vitin 2027. Sipas The Guardian, Liverpool e sheh Dominik Szoboszlain si një figurë kyçe për të ardhmen e klubit dhe një kandidat serioz për shiritin e kapitenit pas largimit të Virgil van Dijk, qoftë në një të ardhme të afërt apo më vonë. Mesfushori 25-vjeçar ka qenë pa dyshim një nga lojtarët më të spikatur të “Reds” në një sezon të vështirë pas fitimit të titullit, duke marrë rol lideri në fushë dhe jashtë saj. Szoboszlai ka konfirmuar se bisedimet për rinovimin e kontratës me klubin kanë nisur, megjithatë ende nuk është marrë një vendim përfundimtar. Kontrata aktuale e tij me Liverpoolin skadon në qershor të vitit 2028, çka nënkupton se gjatë verës ai do të hyjë në dy vitet e fundit të marrëveshjes, duke e bërë çështjen e së ardhmes së tij edhe më të rëndësishme për klubin. /Telegrafi/