Kosova dhe Bahamasi kanë nënshkruar një marrëveshje për heqjen reciproke të vizave, duke mundësuar lëvizjen e lirë të qytetarëve të të dy vendeve. Lajmin e bëri të ditur ministrja në detyrë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, e cila e vlerësoi marrëveshjen si një hap të rëndësishëm në forcimin e marrëdhënieve dypalëshe. “Sapo u nënshkrua marrëveshja mes Republikës së Kosovës dhe Komonuelthit të Bahamasit për heqjen reciproke të vizave për qytetarët e të dy vendeve. Një tjetër lajm i mirë dhe hap i mëtejmë në forcimin e marrëdhënieve dypalëshe pas njohjes së fundit të Kosovës nga Bahamasi”, shkroi Gërvalla. Më 19 dhjetor, Bahamasi u bë shteti i 121 që njohu pavarësinë e Kosovës. Bahamasi është një ishull në Karaibe me rreth 400 mijë banorë.