Bodo/Glimt tmerron Manchester City – fitorja e parë për norvegjezët në Ligën e Kampionëve

Në ndeshjen e vlefshme për xhiron e shtatë të fazës së grupeve të Ligës së Kampionëve, Bodo/Glimt shkaktoi tronditje të madhe, duke mundur Manchester City me rezultatin 3-1. Norvegjezët kaluan në avantazh në minutën e 22-të, kur Kasper Hogh shënoi me kokë pas një asistimi të bukur nga Ole Blomberg. Dy minuta më vonë, Hogh riktheu emocionin e tifozëve, duke shënuar përsëri pas një topi të lëshuara brenda zonës për 2-0. Në minutën e 58-të, Jens Hauge shënoi një gol spektakolar nga jashtë zonës, duke e çuar rezultatin në 3-0. Manchester City arriti të shkurtojë diferencën me Rayan Cherki në minutën e 60-të, duke e bërë 3-1, por kjo nuk mjaftoi për të shmangur humbjen. Gjatë ndeshjes pati disa momente kontroverse, përfshirë ajo me Rodrin që u ndëshkua me karton të kuq në minutën e 62-të pas dy kartonëve të verdhë. Bodo/Glimt mori fitoren e parë në këtë sezon të Ligës së Kampionëve dhe tani ka 6 pikë, pas 3 humbjeve dhe 3 barazimeve. Në anën tjetër, Manchester City mbetet në vendin e katërt me 13 pikë, duke rrezikuar vendin e tyre në fazën e eliminimit direkt. /Telegrafi/