Si ndryshojnë tarifat e reja të Trumpit nga ato të hequrat?

Është e rëndësishme të theksohet se ky nuk është fundi i dramës së tarifave. Presidenti amerikan, Donald Trump tha të premten se do të vendosë menjëherë një tarifë globale prej 10 për qind sipas një ligji tregtar të njohur si Neni 122, pas vendimit historik të Gjykatës së Lartë që i anuloi të gjitha tarifat të vendosura ndaj të gjitha vendeve. Tarifat e hequra të Trumpit, të quajtura "tarifa reciproke", u bazuan në Ligjin për Fuqitë e Jashtëzakonshme Ekonomike Ndërkombëtare të vitit 1977 (IEEPA), edhe pse ky ligj nuk përmend fare tarifat. IEEPA i jep presidentit të drejtën të sekuestronte pronën dhe të bllokonte transaksionet gjatë një gjendjeje jashtëzakonshme. Gjykata e Lartë e SHBA-së: Trump shkeli ligjin - tarifat janë të paligjshme Ka edhe dispozita të tjera në Ligjin e Tregtisë së vitit 1974, Ligjin e Zgjerimit të Tregtisë të vitit 1962 dhe Ligjin e Tarifave të vitit 1930 që ai mund të përdorë. Disa prej këtyre i kishte përdorur tashmë gjatë administratës së tij të parë, shkruan skynews . Për shembull, Neni 122 i Ligjit të Tregtisë së vitit 1974 lejon tarifa deri në 15 për qind deri në 150 ditë nën disa rrethana të caktuara, dhe mund të përdoret shpejt. Një mundësi tjetër është Neni 338 i Ligjit të Tarifave të vitit 1930, i njohur si “Smoot-Hawley”. Ai lejon tarifa deri në 50 për qind për pesë muaj ndaj një vendi që “diskriminohet” kundrejt tregtisë amerikane. Sekretari i Thesarit, Scott Bessent, e ka përmendur këtë si një mundësi rezervë. Gjykata anulon tarifat e Trumpit, reagon Bashkimi Evropian Por këto mund të kufizojnë të paktën Trumpin. Të dyja do të kufizonin kohën e zbatimit (përveç nëse Kongresi do t’i zgjaste, që nuk është e sigurt), dhe opsioni i parë do ta detyronte liderin amerikan të ulte shumë nga tarifat e tij globale në 15 për qind. Ekzistojnë pyetje për sa shpejt mund të zbatohet opsioni i dytë. Në një fjalim, Trump premtoi se do të vazhdojë të zbatojë agjendën e tij, duke thënë se "ekzistojnë metoda, praktika, ligje dhe fuqi" që janë "madje edhe më të forta se tarifat e IEEPA-s". Ndër premtimet që dha sot ishte edhe se do të nënshkruajë një urdhër ekzekutiv për të vendosur një tarifë të re globale prej 10 për qind për të kompensuar taksat që u hoqën. Nëse Trump arrin të bindë Kongresin amerikan të mbështesë planin, megjithatë, ato mund të zgjaten ligjërisht. /Telegrafi/