Prestianni i tregon UEFA-s se si e thirri Viniciusin

Anësori i Benficas, Gianluca Prestianni thuhet se ka kontaktuar me UEFA-n tashmë duke ju treguar se si e thirri Vinicius Juniorin gjatë ndeshjes së fundit të Ligës së Kampionëve ndaj Real Madridit. Prestianni shkaktoi trazira gjatë ndeshjes së parë të ‘play-off’-it të Ligës së Kampionëve në fillim të kësaj jave, pasi Vinicius e akuzoi atë për abuzim racist, duke bërë që ndeshja të ndalej përkohësisht në pjesën e dytë. UEFA ka nisur një hetim si përgjigje, me Real Madridin që ka paraqitur prova në lidhje me incidentin, duke qenë të bindur se Prestianni ka përdorur fyerje raciste. ​FIFA kërkon ndryshimin e rregullit të 'ligjit Prestianni' pas incidentit me Vinicius Jr Edhe lojtarët e tjerë të Real Madridit kanë kërkuar ndëshkim të rreptë për Prestiannin për sjelljen e tij të gabuar të dyshuar. Megjithatë, ylli argjentinas i Benficës ka insistuar dhe insiston se nga ana e tij nuk ka pasur asnjë thirrje raciste karshi sulmuesit brazilian. Gianluca Prestianni has already given evidence in UEFA's investigation into his alleged racist abuse of Vinícius Júnior during Real Madrid's Champions League playoff game at Benfica this week, sources have told ESPN. Sources told ESPN that the Argentinian has given evidence… pic.twitter.com/fbwamtXUWP — ESPN FC (@ESPNFC) February 20, 2026 Sipas ESPN , Prestianni, i ka thënë UEFA-s se e ka thirrur yllin e Real Madridit, me një fyerje homofobike, duke mohuar çdo vërejtje raciste. Ky rast tashmë është në shqyrtim dhe së shpejt mund të kemi ndonjë vendim nëse Prestianni do të dënohet apo jo. /Telegrafi/