Mbrëmja e fundit në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova ka sjellë tension dhe emocione, teksa u konfirmuan finalistët që do të garojnë për çmimin e madh. Në mesin e tyre është edhe Hygerta Sako, e cila arriti të sigurojë vendin në finale. Por, kjo nuk ka kaluar pa komente nga ish-banorët, të cilët e kanë ndjekur lojën e saj nga jashtë. Njëri prej tyre, Toney, ka reaguar me ironi në rrjetet sociale, duke u tallur me mënyrën se si Hygerta ka luajtur gjatë qëndrimit në shtëpi. Në një InstaStory, ai ka publikuar një imazh të krijuar me inteligjencë artificiale, ku shfaqet një vajzë që i ngjan Hygertës duke fjetur e qetë me pizhame, ndërsa i ka vendosur emrin e saj si etiketë. Ky postim u interpretua si një “thumb” ndaj strategjisë së saj, duke nënkuptuar se ajo ka qenë pak e përfshirë në debatet dhe konfliktet e lojës, por pavarësisht kësaj, arriti të shkojë deri në finale. /Telegrafi/ Toney/InstaStory