Shkoi për të punuar në hidrocentral, ndërron jetë në Shqipëri inxhinieri nga Kosova

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë të shtunë në Maliq, ku një 58-vjeçar nga Kosova ka humbur jetën teksa shkonte për të punuar në hidrocentralin pranë zonës së Lozhanit. Sipas informacioneve paraprake, viktima, i punësuar si inxhinier, sapo kishte mbërritur në vendin e punës kur është ndjerë keq. Dyshohet se ai ka pësuar një infarkt, duke ndërruar jetë menjëherë. Trupi i pajetë është dërguar në morgun e spitalit të Korçës, ku pritet të kryhet ekspertiza mjeko-ligjore për të përcaktuar shkaqet e sakta të vdekjes./Euronews Albania