Mërgim Vojvoda protagonist, Como shënon fitore të madhe ndaj Juventusit

Como ia ka thelluar krizën Juventusit, duke i mposhtur në shtëpi në kuadër të xhiros së 26-të në Serie A. Skuadra e Cesc Fabregas zhvilloi një paraqitje fantastike për të triumfuar me rezultat 0-2. Që nga fillimi, Como ishte më kërkuese për të krijuar disa aksion të shpejta dhe rrezikuar me goditje nga distanca. Ishte Mërgim Vojvoda që zhbllokoi rezultatin duke dribluar një mbrojtës e më pas me një goditje të fortë e kaloi Comon në epërsi (11’). Vojvoda ? Fàbregas Il @Como_1907 passa in vantaggio dopo 11' pic.twitter.com/6fFDVa1GTR — Lega Serie A (@SerieA) February 21, 2026 Juventusi lehtë mund të barazonte përmes Opendas, por goditja e tij përfundoi jashtë portës. Kur të gjithë prisnin që Juventusi të kthehet në lojë, ishte Maxence Caqueret që e mbylli ndeshjen me një gol të bukur pas asistimit të Da Cunhas (61’). Luciano Spalletti vazhdon me sistemin e njëjtë, për të mos i dhënë Edon Zhegroës as edhe një minutë loje, me lojtarin kosovar që qëndroi në stol gjatë tërë takimit. Kësisoj, Como qëndron në pozitën e gjashtë me 45 pikë, një më pak se Juventusi që renditet në top pesë./ Telegrafi