Bayern Munich vazhdon serinë pozitive, fiton ndaj Frankfurtit

Bayern Munich ka shënuar fitore në shtëpi ndaj Eintracht Frankfurtit. Skuadra bavarezze arkëtoi pikët e plota falë një fitore 3-2, por që e dominuan në tërë kohën. Pavlovic pas 16 minutave lojë shënoi nga distanca për ta zhbllokuar epërsinë. Ndërsa, ishte Harry Kane që dyfishoi epërsinë pas asistimit të Stanisic (20’). Anglezi pastaj u përkujdes edhe për golin e fitores pas bashkëpunimit me Joshua Kimmich (68’). Franfurt tentoi të këndellet duke shënuar fillimisht përmes Burkardt nga pika e bardhë (77’). Kurse, Kalimuendo shënoi golin e fundit të takimit pasi përfitoi nga një gabim në mbrojtje (86’). Bayerni kësisoj mbetet lider me 60 pikë ndërsa Frankfurt zë pozitën e shtatë me 23 sosh./Telegrafi