Mjeti ajror pa pilot i armatosur (UCAV) i Turqisë, Bayraktar TB3, shfaqi një performancë të veçantë gjatë një stërvitjeje të NATO-s, duke qëndruar në ajër për tetë orë dhe duke përshkuar 1.700 kilometra në misione të përbashkëta me aeroplanë Eurofighter. Drejtori ekzekutiv i kompanisë Baykar, Haluk Bayraktar, tha se TB3 u ngrit nga anija TCG ANADOLU në kuadër të stërvitjes “Steadfast Dart 2026”, një nga aktivitetet kryesore në rajonin e Baltikut. Sipas tij, fluturimi afatgjatë dëshmoi qëndrueshmërinë e platformës, aftësitë e komunikimit dhe kapacitetin për të operuar në misione të përbashkëta. Ai theksoi se operimi në rajonin e Baltikut – i karakterizuar nga trafik i dendur ajror dhe operacione të integruara ajrore të NATO-s – dhe bashkëpunimi me Eurofighter, treguan përputhshmërinë e sistemeve pa pilot të Turqisë me standardet e NATO-s. Turqia nënshkroi në tetor të vitit të kaluar një marrëveshje prej 8 miliardë paundësh me Mbretërinë e Bashkuar për blerjen e 20 aeroplanëve luftarakë Eurofighter Typhoon – një hap që qeveria britanike e ka cilësuar si “model të mirë për t’u ndjekur nga të gjithë aleatët e NATO-s”. /AA/ - YouTube www.youtube.com