Dua Lipa po qëndron këto ditë në Paris, ku ka gjetur kohë edhe për t’iu rikthyer punës në studio muzikore. Këngëtarja me famë botërore ka ndarë me ndjekësit e saj një kolazh fotografish në Instagram, ku mes tyre shihen edhe momente nga procesi i punës në studio. Pamjet kanë ngjallur entuziazëm te fansat, të cilët prej kohësh presin materiale të reja nga artistja. Dua Lipa/Instagram Edhe pse nuk ka dhënë detaje për projekte konkrete, prania e saj në studio lë të kuptohet se muzika e re mund të jetë në përgatitje. Dua Lipa vazhdon të shijojë suksesin e albumit “Radical Optimism”, të publikuar në maj të vitit 2024. Këngë si “Training Season” dhe “Houdini” janë kthyer në hite ndërkombëtare dhe kanë dominuar listat muzikore në mbarë botën. /Telegrafi/ Dua Lipa/Instagram Dua Lipa/Instagram Dua Lipa/Instagram