Elvis Rexhbeçaj i jashtëzakonshëm, shënon gol në fund për t’ia fituar Augsburg përballjen ndaj Wolfsburgun

Ylli i Kosovës Elvis Rexhbeçaj ka qenë kyç në fitoren e Augsburgut në udhëtim te ish klubi Wolfsburg. Mesfushori shënoi golin e fitores në minutën e fundit për ta kompletuar përmbysjen në 2-3. Pas një asistimi të Claude-Maurice, kosovari shënoi me një goditje të fortë në kënd për të mos i dhënë asnjë shans portierit vendas (90+3’). | GOAL: ELVIS REXHBEÇAJ SEALS THE COMEBACK FOR AUGSBURG IN THE 92ND MINUTE! Wolfsburg 2-3 Augsburg. pic.twitter.com/h0xuynuwfU — Futball Centa (@futballcenta) February 21, 2026 Me këtë fitore të madhe, Augsburg renditet në pozitën e 10-të me 28 pikë ndërsa Wolfsburg renditet në pozitën e 15-të me 20 sosh. Kujtojmë, për Rexhbeçaj ky është goli i dytë këtë vit ndërsa po vazhdon me paraqitje të shkëlqyera me shpresën që të rikthehet si titullar te Augsburgu./ Telegrafi