Bardhi ndihmoi Konyan në fitoren ndaj Galatasarayit

Konyaspori i jep një goditje të madhe Galatasarayit në ndeshjen e javës së 23, duke e mundur 2-0, njofton Telegrafi. Në këtë ndeshje rol shumë të rëndësishëm kishte kapiteni i përfaqësueses së Maqedonisë së Veriut, Enis Bardhi, i cili në lojë u fut si zëvendësues nga minuta e 72. Enis Bardhi kishte një super paraqitje, duke ndihmuar ekipin e tij që të arrijë te fitorja. Kur rezultati ishte 1-0, Bardhi në minutën e 81 pas një super aksioni, asistoi për Kramer, që ky i fundit nuk e pati fare të vështirë për të shënuar për 2-0. Konyaspor 2-0 Galatasaray Kramer #KNYvGS pic.twitter.com/6RJFG4QQUn — Takip Paylaşımcısı (@takipvar70) February 21, 2026 Me këtë rezultat Konyaspor ka bërë një hap shumë të madh 13, duke grumbulluar 23 pikë dhe për tu shmangur nga pozitat e fundit të renditjes. /Telegrafi/