Dalja e Vuçiqit në TV kthehet në skandal, studentët: Jetojmë në ferr

Studentët që bllokuan Fakultetin e Mjekësisë në Novi Sad reaguan ndaj paraqitjes së fundit skandaloze televizive të presidentit të Serbisë. Aleksandar Vuçiq ishte mysafir në Bor dje, si pjesë e fushatës për zgjedhjet që ende nuk i ka shpallur. Dhe gjithçka mbeti brenda pak orëve të zakonshme të bisedave me qytetarë kryesisht të pakënaqur, të cilët e mirëpritën mundësinë për t'u ankuar te presidenti për problemet e tyre, të gjitha me shpresën se ai ndoshta do t'i ndihmonte. Megjithatë, në një moment gjërat dolën jashtë kontrollit. Duke folur me një grua që ka një problem me djalin e saj të sëmurë dhe ilaçet që ai (nuk po) merr për të trajtuar diabetin e tij, Vuçiq u përpoq në mënyrë të vrazhdë ta bënte gruan e pakënaqur t’i shpjegonte se cili ishte problemi. Skandal në Serbi - Vuçiq para një salle të mbushur detyroi një grua t’i tregojë fëmijës se nuk është nëna e tij Edhe pse nëna e përsëriti disa herë se nuk donte të fliste për këtë para fëmijës, Vuçiq këmbënguli. Dhe këmbënguli. Dhe këmbënguli, duke e humbur dukshëm durimin. Në fund, nëna i rrëfeu të vërtetën e dhimbshme. Nën presion, ajo shpërtheu në lot dhe tha para djalit se ajo është halla e tij, nëna e tij ka vdekur dhe se ajo është kujdesur për fëmijën për 13 vjet, duke u përpjekur të bëhej prind i ligjshëm, por se vazhdimisht është refuzuar. Studentët ishin ndër të parët që iu përgjigjën kësaj performance më shumë se të turpshme të Vuçiqit, duke thënë: "Po jetojmë në ferr". /Telegrafi/