Afaristi Shaqir Palushi ka vlerësuar lartë punën e koleksionistit Esat Shala. “U emocionova sepse po flitet për njerëz të vrarë. Nuk mund të dal nga këtu me duar thatë pa e ndihmuar Esatin. Së paku 12 mijë euro mundi me ja premtu”, deklaroi afaristi Shaqir Palushi, Golden Eagle. Esat Shala, 39-vjeçari nga fshati Krajkovë i Komunës së Drenasit në Kosovë, ka koleksionuar në mënyrë vullnetare mbi 2.000 video-kaseta të minutazhit të gjatë të qindra masakrave dhe ngjarjeve që lidhen me luftën që nga fillimvitet e 90-ta deri në përfundimin e Luftës së Kosovës në vitin 1999. Esati ishte vetëm 12-vjeçar kur në Kosovë shpërtheu lufta masive e vitit 1999. Forcat serbe sikurse gjithë fshatit edhe atij ia kishin djegur shtëpinë, ndërsa nga familja e ngushtë i ishte vrarë motra tij e madhe. Sot ai thotë se burgosjet politike të anëtarëve të familjes së tij, zhdukja e disa të tjerëve si dhe vrasja e motrës së tij, janë bërë arsye për të, që t’i hyjë punës së mbledhjes së këtyre video-kasetave.