E konfirmon gazetari italian Fabrizio Romano: Ylli i Man Utd largohet në verë, do të transferohet në Serie A

Sulmuesi i Manchester Unitedit, Joshua Zirkzee pritet të rikthehet në Serie A gjatë verës, me disa klube të mëdha evropiane që kanë shfaqur interesim për holandezin, sipas gazetarit të njohur Fabrizio Romano. 24-vjeçari ishte i lidhur me një kalim te Juventus dhe Roma gjatë afatit kalimtar të janarit. Megjithatë, Roma së fundmi siguroi shërbimet e Donyell Malen në mënyrë të përhershme nga Aston Villa, duke e zbehur interesimin e menjëhershëm për Zirkzee. Juventus vazhdon të mbetet një destinacion i mundshëm për sulmuesin, por shumëçka mund të varet edhe nga situata e trajnerit te Manchester United, kualifikimi eventual në Ligën e Kampionëve dhe planet për ndërtimin e skuadrës për sezonin e ardhshëm. Zirkzee është vlerësuar për qëndrimin e tij profesional në “Old Trafford”, duke mbetur i përkushtuar dhe i gatshëm për ta ndihmuar ekipin deri në fund të edicionit. Megjithatë, ai pritet të kërkojë më shumë minuta dhe rol më të rëndësishëm sezonin e ardhshëm, gjë që e bën një nga emrat më interesantë për t’u ndjekur në afatin kalimtar veror. Deri më tani këtë sezon, Zirkzee ka zhvilluar 18 ndeshje për Manchester United, duke realizuar dy gola dhe duke dhënë një asistim ./Telegrafi/